Hapet spitali Covid 3 me 150 shtretër. Rritja e numrit të të infektuarve dhe shtrimeve në spital ka sjellë ezaurim të shtretërve në Spitalin Infektiv Covid 1.
Hapja e Covid 3 erdhi si rezultat i rritjes së numrit të shtruarve në spitalin Covid 1. Është bërë gati me stafin mjekësor dhe infrastrukturën e duhur.
Të shtunën aty janë zhvendosur pacientët e parë të cilët po trajtohen për pasojat post Covid.
Janë 7-8 pacientë të cilët e kanë kaluar atë stadin kritik të Covid dhe janë në gjendje më të mirë. Do të vijojnë të ndiqen tek Covid, përcjell tvklan.al
Prej 3 javësh, Shqipëria po regjistron shifra të larta infektimesh nga Covid, 10-fish më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Autoritetet thonë se vala e 4 e Covid ka ardhur më herët se vjeshtë-dimri. Fatmirësisht numri i viktimave mbetet më i ulët se në 2020.




















