Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, ka komentuar bisedën e djeshme me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell InLajmi.
Harris ka thënë se ishte kënaqësi të bisedonte me Osmanin, për ta falenderuar për pritjen e refugjatëve afganë.
Ajo përmes një postimi në Twitter, njoftoi se janë pajtuar që të vazhdohet forcimi i marrëdhënieve mes 2 vendeve.
“Ishte kënaqësi të flisja me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të shprehur falënderimin e shtetit tonë për Kosovën, për mikpritjen e afganëve në Kampin Bondsteel. Ne u pajtuam të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e rëndësishme SHBA-Kosovë”, ka shkruar Harris./InLajmi/
https://twitter.com/VP/status/1434124090818842629?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1434124090818842629%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fhttps-klankosova-tv-wp-admin-post-phppost1575696actionedit45%2F