Një tren i mallrave është aksidentuar me një minibus, në Tekirdag të Turqisë, duke lënë 6 viktima dhe disa të plagosur, transmeton InLajmi.
Në vendngjarje u panë shumë ambulanca, polici, xhandarmëri dhe zjarrfikës, ndërsa bëhet e ditur se minibusi i takonte një fabrike tekstilit dhe po transportonte punëtorët e saj.
Turqia ka deklaruar se aksidentet hekurudhore në vend janë 3 herë më të larta se në mesataren globale, shkruan CNNturk.
Edhe në vitin 2018, 25 persona kishin humbur jetën kur nje tren kishte dalë nga shinat për shkak të reshjeve të shiut./InLajmi/