Dhjetëra protestues janë mbledhur jashtë pallatit presidencial në Kabul, duke kërkuar nga udhëheqja e re talebane, që të mbrojë të drejtat e grave të arritura nën patronazhin perëndimor dhe të përfshijë gratë në qeverinë e ardhshme, transmeton InLajmi.
Në këtë protestë, femrat protestuan me pankarta të vogla në duar, me shkrime të tilla si, “Një Kabinet Heroik me praninë e grave”.
Protestuesit poashtu patën parulla që pohojnë të drejtat e njeriut duke thënë se nuk duan të kthehen në të kaluarën, shkruan AP.
Një dokument që qarkullonte ndër protestuesit, kërkonte që grave afgane t’u jepen të drejta të plota për arsimim, kontribute sociale dhe politike në të ardhmen e vendit, dhe liri të përgjithshme përfshirë atë të fjalës së lirë./InLajmi/