Agjencia e motit e Kombeve të Bashkuara thotë se bota dhe veçanërisht zonat urbane, përjetuan një rënie të shkurtër të emetimeve të ndotësve të ajrit vitin e kaluar mes masave të bllokimit dhe kufizimeve të vendosura mbi pandeminë koronavirus, transmeton InLajmi.
Organizata Botërore Meteorologjike, në buletinin për Cilësinë së Ajrit dhe Klimës, paralajmëroi se reduktimet e ndotjes ishin të vogla dhe shumë pjesë të botës treguan nivele që tejkaluan udhëzimet për cilësinë e ajrit, ku disa lloje të ndotësve vazhduan të shfaqen në nivele të rregullta apo edhe më të larta.
“COVID-19 rezultoi të ishte një eksperiment i paplanifikuar i cilësisë së ajrit dhe çoi në përmirësime të përkohshme të lokalizuara,” tha Petteri Taalas, sekretari i përgjithshëm i WMO, përcjell AP.
“Por një pandemi nuk është zëvendësim i veprimit të qëndrueshëm dhe sistematik për të trajtuar nxitësit kryesorë të ndryshimeve klimatike,” përfundoi ai./InLajmi/