Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, raporton InLajmi.
Pupovci ka thënë se bazuar në rekomandimet e ardhura nga OBSH, mësimi do të zhvillohet me prezencë fizike.
Ai ka shtuar se deri tani më shumë 77% e mësimdhënësve janë të vaksinuar, e po ashtu janë vaksinuar mbi 2.000 nxënës.
“Parashihen skenarët A, B, C dhe është shtuar skenari i rikthimit në shkolla me prezencë të plotë. Javën e ardhshme kemi takim me drejtoritë komunale dhe SBAShK-un. Sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve shkalla e vaksinimit është 77%, kurse janë vaksinuar 2.369 nxënës. Rekomandimet e fundit të OBSH-së janë që shkollat të qëndrojnë të hapura”./InLajmi/