Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka decertifikuar kandidatin për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, raporton InLajmi.
Vendimi I KQZ-së, erdhi pasiqë Sokol Bashotës, para disa ditësh i është shqiptuar një vendim I formës së prerë nga Gjykata për mosdeklarim të pasurisë.
Ylli Buleshkaj nga Zyra për regjistrimin e partive politike, është shprehur se me 1 Shtator kanë pranuar aktgjykimin për këtë rast.
“Me 1 shtator e kemi pranuar një aktgjykim ndaj 2 kandidatëve që kanë qenë të certifikuar në komunën e Klinës, fjala është për Sokol Bashotën dhe rekomandojmë që këta 2 kandidatë të decertifikohen”.
Ndërkohë, KQZ, ka miratuar edhe udhëzuesin e shortit për renditje të subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin për zgjedhjet lokale.
Ylli Buleshkaj, tha se si hap i parë është zyrtari i sekretariatit të tërheq një top me emrin e subjektit politik, pastaj del përfaqësuesi i subjektit politik i cili e tërheq numrin për subjektin e tij.

KQZ poashtu ka marr vendim që numrat e subjekteve të jenë mbi numrin 101 për subjektet politike në garë për kryetar komune dhe asamble komunale./InLajmi/