“Unë mendoj që përvoja ime, shkollimi im, karriera ime më dhanë një lloj avantazhi ndaj kandidatëve, pra kjo është unë qysh e shoh, dhe unë sado që jam kandidatë nuk them se do të fitojë, kështu apo ashtu, ajo që është e drejtë se unë kam një besim të plotë se çdo ditë e më shumë unë kam një përkrahje më të madhe, dhe më të madhe”, ka thënë Ismaili

Tutje Ismaili ka thënë se nga komunikim me qytetarët fitorja është e mundur, dhe se janë në rrugë drejtë fitores në Prishtinë.
“Fushata ime nuk është ajo që kam pas para 2 muajve, sot kam një angazhim më ta madh nga të gjitha lagjet që besojnë që Urani e ka mundësin më na pru diçka në qytet, dhe mendoj se si kandidat ju kam treguar se jam në gjendje, e kam dinamiken e kam energjinë, ajo thirrja “ma gjallë, ma gjallë’ është pikërisht për këtë se qyteti nuk ka nevojë më qenë i demoralizuar, dhe a është e mundur?, gjithsesi është e mundur fitorja, unë mendoj se jemi në rrugë me shku drejt fitores, mendoj që unë jam kandidati që e kam mbështetjen e qytetarëve, mbështetje që njerëzit po ma dhanë në komunikim ” tha Ismaili në Politiko, në Kanal10





















