Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, është shprehur se edhepse situata me pandeminë në vend është mjaftë e rëndë, ka disa indikatorë që tregojnë se po shkon drejt stabilizimit, raporton InLajmi.
“Situata me COVID-19 vazhdon të jetë e rënduar edhe pse në ditët e fundit kemi një stabilizim dhe një rënie të lehtë të parametrave. Deri më sot kemi mbi 1 milionë testime dhe ky është një rekord i thyer. Kemi një rënie të rasteve aktive që flet për një indikator të stabilizimit dhe arritjes së kulmit të valës dhe tash pritet që të bie gradualisht”.
Ramadani shtoi se ekipet e IKSHPK-së, janë duke gjurmuar rastet aktive në terren, në mnyrë që të bëhet izolimi i vatrave të përhapjes.
Ai si fajtorë për këtë gjendje la grumbullimin e njerëzve nëpër klube, restorante dhe kafene./InLajmi/