Në raportin 24-orësh të IKSHPK-së, u njoftua për vdekjen e 26 personave nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Nga raporti bëhet e ditur se mosha e viktimave varion nga 20 deri në 80 vjeç.
Viktima më e re i takon grupmoshës 20-29 vjeç, ndërsa 5 nga të vdekurit janë mbi 80 vjeç.
Kujtojmë se në 24 orë janë shënuar edhe 1.448 raste të reja pozitive./InLajmi/