Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar i revoltuar në lidhje me situatën e koronavirusit dhe gjobat në vend, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendi ka nevojë për lajme se si janë ndihmuar 4.200 njerëz, e jo se si janë dënuar.
Haradinaj ka përfunduar, duke shkruar se herëdokur ai që dënon popullin e tij ka me marrë ndëshkim.
Postimi i plotë i tij:
A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!
Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan.
Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!RH/InLajmi/