Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit Vërmicë, më 02.09.2021 rreth orës 08:10, në realizimit të Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të dy automjeteve furgonave në autostradë, përcjell InLajmi.
Patrullat e policisë kanë vëzhguar lëvizjet e automjeteve dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur 7 persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjete. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar 2 të dyshuar dhe 7 emigrantë.
Në koordinim me prokurorin e Prokurorisë Themelore për Krime të Renda në Prizren është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar fillimisht dy të dyshuar: E.K ( v.l. 1998) dhe G.H (v.l. 2000), shtetas të Republikës së Kosovës dhe më pas është kuptuar se edhe një person i 3-të është i përfshirë në rastin ‘‘kontrabanda me emigrantë’. Hetuesit policorë kanë arrestuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin R.Z., (v.l. 1990), mashkull, shtetas i Kosovës.
Me aktvendim të prokurorit, 3 të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me emigrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së./InLajmi/