Të paktën 14 persona kanë vdekur deri tani në New York, New Jersey dhe Pensilvani pas mbetjeve të uraganit Ida, transmeton InLajmi.
8 nga viktimat ishin në New York City, përfshirë një djalë 2 vjeç. Ndërsa, disa vdiqën të bllokuar në bodrumet e përmbytura.
Më shumë vdekje pritet të regjistrohen në Filadelfia, pasi zyrtarët kanë raportuar “vdekje të shumta”, pa dhënë detaje të tjera.
Në New Jersey, 5 persona vdiqën në të njëjtin kompleks apartamentesh në qytetin e Elizabeth, njofton BBC.
Zyrtarët po u kërkojnë banorëve të kontrollojnë fqinjët e tyre ndërsa ka nisur përpjekja e pastrimit./InLajmi/