Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka reaguar ashpër analistit Xhevdet Pozhari, përcjell InLajmi.
Pas një shkrimi të publikuar nga Pozhari në Facebook, ku i drejtohet Ahmetit për “copy paste” në lidhje me pandminë, ky i fundit i është drejtuar duke i thënë se nuk do të merret me të, pasi që do të distancojë atë dhe llojin e tij nga VV-ja.
Postimi i plotë i tij:
Hala po fol ti a? Ma se të boj me mshel facebookun !
Nuk isha marr me ty kurrë, po po du me të distancu ty e llojin tënd prej vv se sbesoj se lejojnë kësi përfaqësimi.
Qysh e fajësove viktimen ne Ferizaj, mos po don tash mi fajësu 32 viktimat sot qe s’janë vaksinu dhe që se kanë kqyr gomarin.
Qysh ke thene vetë, Albini flet mrekulli, budallenjtë budallaki. Ishalla nuk të merr Arbeni ne shtab përkunder intervencave, se boll po munohesh, e qateherë përnime gëzohen shtabet tjera.
Arbeni ne kabinet vetëm udhëzime mundet me gjet! E mirë se vjen kushdo që fiton!
P.s. E para dhe e fundit me ty dhe për ty në facebook./InLajmi/