Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar situatën me koronavirus në vend, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur i revoltuar për shkatërrimin e më shumë se 130.000 vaksinave dhe refuzimin e qindra mijëra të tjerave nga shtete tjera.
104 vdekje për 4 ditë, ka shkruar Ahmeti, duke thënë se kemi dështuar edhe në sigurim të vaksinave edhe në vaksinim.
Postimi i tij i plotë:
104 vdekje për katër ditë!
Në ditët kur shkatërrohen mbi 130 mijë vaksina e refuzohen qindra mija falas nga shtetet e tjera.
Mbi 50 milion britanezë janë vaksinuar me A. Zeneca, mbi 100 milion amerikanë me Pfeizer. Leni teoritë e facebookut. E vërteta është se me vaksinë je më i mbrojtur se pa vaksinë. Fatkeqësi ka qenë me vdek kur ska pas vaksinë. tash është Tragjedi me vetëdije!
prej korrikut të vitit 2020 kemi kërkuar që fokusi të jetë vetëm në vaksinë. Atëherë jemi përqeshur. Por është prej atyre rasteve kur je i pikëlluar pse e kemi pasur mirë.
kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim. Mos ta bëjmë këtë tragjedi edhe më të madhe!/InLajmi/