Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur 1 muaj më parë, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh thuhet se viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
Trupi i të ndjerit, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Treboviq, Pejë, 01.08.2021 – 18:58. Është raportuar, viktima ka qenë duke u trajtuar ne QKUK- Prishtinë me datën 31.08.2021, ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet për obduksion në IML./InLajmi/