Japonia ka vënë në pritje një pjesë të vaksinave të Modernës, pas gjetjes së një substance në një nga dozat, transmeton InLajmi.
Sipas autoriteteve, një farmacist pa disa grimca të zeza në një shishe të vaksinës në Prefekturën Kanagawa.
Rreth 3.790 njerëz veçse kishin pranuar vaksina nga ai grup, ndërkohë që pjesa tjetër e dozave është pezulluar.
Kjo substancë u gjet në më pak se një javë pasi Japonia pezulloi përdorimin e rreth 1.63 milion dozave të Modernës për shkak të kontaminimit.
Raportet e mediave lokale thonë se nuk ka asnjë provë deri tani për ndonjë rrezik shëndetësor të shkaktuar nga vaksina potencialisht e kontaminuar.
Të martën, ministri i shëndetësisë i Japonisë tha se lëndët e jashtme të gjetura në vaksinë, ishin për shkak të gjilpërave të futura gabimisht në shishka, përcjell BBC.
Japonia po përballet me një rritje në rastet e Covid ndërsa pret Lojërat Paralimpike./InLajmi/




















