Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, përcjell InLajmi.
Ndër takimet e para që Kurti ka zhvilluar atje është edhe takimi me Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.
Në një postim në Tëitter, Kurti ka shkruar se me homologun e tij kanë diskutuar për ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më shumë marrëdhëniet mes 2 vendeve.
“Fillova ditën time në Forumin Strategjik Bled, duke u takuar me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
https://twitter.com/albinkurti/status/1432996635995516929?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1432996635995516929%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Fquery%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2Falbinkurti2Fstatus2F1432996635995516929widget%3DTweet