Google tha të martën se do të investoj 1 miliard euro deri në vitin 2030 për të zgjeruar infrastrukturën e saj në Gjermani dhe për të rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme, transmeton InLajmi.
Gjiganti i internetit tha se planifikon të shtojë qendra të reja cloud computing në rajonin e Berlinit dhe në qytetin Hanau, pranë shkëmbimit të të dhënave DE-CIX në Frankfurt.
Google tha se do të blinte më shumë se 140 megavat energji elektrike nga filiali gjerman i kompanisë franceze të shërbimeve Engie gjatë viteve të ardhshme për të operuar qendrat e të dhënave.
Kompania tha se Engie do të garantojë që 80% e energjisë elektrike të vjen nga burime pa karbon, duke përfshirë një park të ri diellor dhe 22 parqe ekzistuese të erës në Gjermani.
Google tha se synon të përdorë 100% energji të rinovueshme deri në vitin 2030, përcjell AP.
Ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier, e quajti njoftimin një “sinjal të fortë” për energjinë e gjelbër dhe infrastrukturën dixhitale./InLajmi/