Granit Xhaka ka dalë pozitiv me koronavirus, pas testimeve të ditës së mërkurë në ekipin kombëtar të Zvicrës.
Lajmin e ka dhënë gazeta zvicerane “Blick”.
Futbollisti shqiptar me shtetësi zvicerane, iu bashkua Zvicrës për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, transmeton Reporteri.
Do të mungojë duke nisur nga dueli miqësor me Greqinë, që kombëtarja helvetike e zhvillon të mërkurën mbrëma.