Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka angazhuar policë me rroba civile që do të operojnë në gjithë vendin, përcjell InLajmi.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të policisë në Facebook, bëhet e ditur se zyrtarë policorë me rroba civile, do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave kundër koronavirusit.
Është bërë e ditur se këta policë do të jenë prezentë në ambientet më të frekuentuara.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Policët civil në aksion
Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren zyrtarët policorë në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.
Të njejtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajn deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të frekuentuara./InLajmi/