Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kanididatin për kryetar të komunës së Obiliqit, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se nga AAK, parti e cila është në udhëheqje të komunës për 2 mandate, kanidadat do të jetë Xhelal Krasniqi,
Ai e ka cilësuar, Krasniqin, si një njeri të ndershëm e me integritet i cili do të ndihmojë në realizimin e Programit të Alencës për Obiliqin.
Postimi i plotë i tij:
Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes.
Në komunën ku Aleanca udhëheq tash e dy mandate, me shumë kujdes e përkushtim, në Obiliq ne ofrojmë profesorin e nderuar, Xhelal Krasniqi.
Xhelali ka mbaruar Medresenë dhe studimet në gjuhën angleze. Me përkushtim jetësor në arsim, ai ofrohet për të bashkëqeverisur me qytetarët e Obiliqit, për t’i përfaqësuar më së miri interesat e tyre, në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies.
Xhelali njihet si njeri i dashur, i ndershëm dhe me integritet, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën.
Suksese e fitore! RH/InLajmi/