Ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur konferencë për media, në të cilën është pyetur për fushtën zgjedhore dhe për kandidaturën e tij për Prishtinën, raporton InLajmi.
Gjatë kësaj Vitia është përgjigjur duke thënë se ende nuk është duke u merr me fushtën sepse është i koncenturar vetëm në luftimin e pandemisë.
“Jam i njëjti Arben Vitia. Unë s’kam folur dhe as s’kam postuar as edhe një herë për garën time për kryetar të kryeqytetit. Në asnjë sekondë unë s’kam bërë asnjëherë fushatë, siç jeni edhe ju dëshmitarë. I gjithë koncentrimi im është vetëm Ministria e Shëndetësisë dhe luftimi i pandemisë”, tha Vitia.
Tutje Vitia ka thënë se Kosova po përballet me variantin e ri Delta të koronavirusit, i cili tha se është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ministri tha se kjo do të jetë hera e fundit që flet për fushatën zgjedhore deri kur kryeministri Albin Kurti ta emërojë dikë tjetër në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
“Ne po përballemi me një variant jashtëzakonisht të rrezikshëm siç është varianti Delta, prandaj jam i fokusuar 100% në këtë temë dhe kjo në fakt është hera e parë që po e zgjas kaq shumë, por do të jetë edhe hera e fundit që flas për garën zgjedhore, natyrisht, derisa kryeministri do të vendos të më zëvendësoj”, u shpreh Vitia. /InLajmi/