Një takim urgjent është thirrur sot nga Kryeministri Albin Kurti, në lidhje me koronavirusin, përcjell InLajmi.
Në këtë takim ishin ftuar krerët e komunave të Kosovës, por Ascociacioni në mënyrë unanime vendosi që të mos marrin pjesë.
Përmes një postimë në Facebook, AKK ka bërë të ditura arsyet e këtij vendimi.
Njoftimi i plotë i AAK-së:
ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS

VENDIM
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në mënyrë unanime ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kryeministri i Kosovës.
Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë:
- Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-sē si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19.
- Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal.
- Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave.
Bordi vlerëson se ky veprim do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.
Poashtu Bordi vlerëson se kjo është edhe mungesë e konsultimit paraprakë për organizimin e takimeve të tilla serioze me kryetarët e Komunave./InLajmi/