Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një femër, për shkak se kishte sulmuar një zyrtar policor, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se e dyshuara kishte refuzuar urdhrat e policisë, duke sulmuar zyrtarin të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe i ka dëmtuar uniformën.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 30.08.2021 – 18:33. Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe i kishte dëmtuar uniformën. E dyshuara pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./InLajmi/