Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë, në mes të një automjeti dhe një motoçiklete, përcjell InLajmi.
Rastin e ka konfimuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësia e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 2 persona.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/