Është mbajtur marsh përkujtimor për personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, në ditën e 30 Gushtit, Dita ndërkombëtare për persona të zhdukur, raporton InLajmi.
Ky marsh përkujtimor është organizuar nga këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur
Në këtë marsh ka marrë pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Marshi përkujtimor ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, dhe ka mbaruar tek Lapidari dedikuar personave të Zhdukur para ndërtesës së Kuvendit. /InLajmi/