Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar qytetarët se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarë me koronavirus në Kosovë do të pezullohen puna në ambulancën specialistike në QKUK, përcjell InLajmi.
Sipas SHSKUK-së hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me koronavirus.
SHSKUK ka apeluar tek qytetarët që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente.
Njoftimi i plotë nga SHSKUK:
Njoftim lidhur me pezullimin e punës në ambulancat specialistike në QKUK
Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me Vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.
Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19.
Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente.
ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pcientëve në nevojë.
Në të njëjtën kohë ju apelojmë që të vaksioniheni dhe të respektoni masat anti-Covid, në mënyrë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë. /InLajmi/