30 gusht 1922 – Beteja e Dumllupënarit (Dumlupınar Meydan Muhaberesi), të cilën e udhëhoqi vet Mustafa Kemal Pashai (Ataturku), përfundoi me fitoren absolute të ushtrisë turke. Në këtë luftë u kapën rob kryekomandanti i ushtrisë greke, Trikopis bashkë me oficerët e tij të shtabit.
30 gusht 1941 – Në Luftën e Dytë Botërore ushtria gjermane filloi rrethimin e Leningradit, i cili do të zgjaste 900 ditë.
30 gusht 1955 – Në Konferencën e Londrës u diskutua problemi i Qipros. Anglia propozoi një qeverisje trepalëshe në Qipro; Greqia kërkoi që populli i ishullit ta përcaktonte vet të ardhmen, ndërsa delegacioni turk i kryesuar nga Fatin Ryshty Zorlu (Fatin Rüştü Zorlu) kërkoi që Qiproja ti rikthehej ish-zotëruesit, Turqisë.
30 gusht 1981 – Kryetari i Shtetit të Iranit, Muhamed Ali Rexhai dhe Kryeministri Muhammed Xhevad Bahomar u vranë në një sulm me bombë.
30 gusht 1988 – Me mijëra kurdë të Irakut të ikur për shkak të ushtrisë irakiane dhe që ishin mbledhur para kufirit turk hynë në Turqi me leje të Qeverisë.
30 gusht 1992 – Në përleshjet mes forcave turke të sigurisë dhe terroristëve separatistë që kishin hyrë në Turqi nga Irani u vranë 100 terroristë.
30 gusht 1995 – NATO filloi operacionet ajrore kundër serbëve të Bosnjës, pas masakrës që këta kishin bërë në tregun Markale të Sarajevës. Operacioni “Forca e Matur” (Operation Deliberate Force) ishte bombardimi më intensiv që kishte ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.