Gazetari Valon Syla ka reaguar pas rasteve të larta me koronavirus, e sidomos për numrin e viktimave, ku brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 36 persona, përcjell InLajmi.
Syla ka shkruar se për një ditë kanë vdekur 36 persona, ndërsa për një javë janë infektuar dhjetra mijëra persona.
Ai i është drejtuar Albin Kurtit me pyetjen “ku je”, ku ka vazhduar të shkruaj se nuk bëhet popullizëm me pandemi.
Postimi i plotë i tij:
36 të vdekur vetëm sot. Dhjetra mijëra të infektuar për vetëm 1 javë.
O ku je Albin Kurti?
Nuk bohet popullizëm me pandemi. Nuk bohen hesape zgjedhore… kishe spe mbyllim se humbim vota, sepse njerëzit vdesin. Ju e dini, por po bëheni toshë. Po luani me jetë njerëzish.
Kjo është vepër penale.
#albanologji #vv #kurti #popullizëm #viktima /InLajmi/