Nga Qendra Emergjente e QKUK-së është raportuar dje se një person i gjinisë mashkullore kishte kërkuar ndihmë pasi që lëndoi të 2 këmbët.
Nga njësia policore është kontaktuar më pas viktima dhe i njëjti ka deklaruar se derisa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga skelet.
Viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimi dhe si pasojë e rrëzimit të skeleve kishte rrëzuar edhe 2 punëtorë të tjerë, por që nuk kishin pësuar lëndime.
Në lidhje me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari i firmës.Viktima gjendet në tretman mjekësor./InLajmi/