• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 25 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Gazeta zvicerane shkruan se si Kosova e mori në qafë Zvicrën me koronavirus

J G nga J G
29 August 2021
në Kosovë
0 0
0
Gazeta zvicerane shkruan se si Kosova e mori në qafë Zvicrën me koronavirus
0
SHPERNDARJE
98
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta e njohur zvicerane, SonntagsZeitung ka shkruar se si Zvicra ia pa sherrin Kosovës lidhur me rritjen e rasteve të reja me koronavirus. Në një artikull të gjatë, kjo gazetë shkruan se si shpërtheu vala e radhës e Covid-19 në Kosovë gjatë verës dhe se Zvicra nuk ishte e përgatitur për mërgimtarët që do të ktheheshin atje, pas një pushimi pa asnjë kufizim në Kosovë.

Turma ishte më e madhe se kurrë. Njëri avion i mbushur plotësisht pas tjetrit zbarkoi në Prishtinë në fillim të verës dhe i solli kosovarët, të shpërndarë në të gjithë botën, në atdheun e tyre. Nëse keni nevojë për taksi, ndonjëherë ju duhet të prisni mbi 40 minuta.

Vetëm në korrik, 446,340 pasagjerë mbërritën në Prishtinë, siç njoftoi me krenari aeroporti në Facebook. Një vit më parë, për shkak të kufizimeve të koronavirusit, ishin vetëm 88,607, ndërsa në vitin 2019, në vitin e fundit normal, 280,013. Përveç kësaj, disa qindra mijëra njerëz udhëtuan në Kosovë me autobus ose me vetura private. Kështu nis shkrimi i SonntagsZeitung.

Nuk kishte masa

Në Prishtinë dhe qytete të tjera kishte atmosferë si në Mallorca. Diskoteka, klube dhe restorante ishin plot deri në orët e para të mëngjesit. Nuk kishte masa paraprake, vështirë se dikush mbante ndonjë maskë. Qeveria kosovare gjithashtu i kishte hequr të gjitha kufizimet për festat private para pushimeve verore.

“Shumë kosovarë nga diaspora nuk i kanë parë të afërmit e tyre për dy vjet”, thotë mikrobiologia Fatime Imeri, drejtoreshë e Laborgemeinschaft 1, një laborator diagnostikues mjekësor në qytetin e Cyrihut. Edhe ajo, e cila informon për situatën e Koronës në platformën Albinfo.ch, udhëtoi në Kosovë për dy javë këtë verë dhe u befasua nga turmat.

Për shtetin e vogël ballkanik, vizitorët nga diaspora janë jetikë. Sipas OJQ-së Germin, ata shpenzuan rreth 500 milionë euro këtë verë. Dasmat që shumë kosovarë në mërgim dhe pasardhësit e tyre tradicionalisht i festojnë në atdheun e tyre janë veçanërisht domethënëse. Shpesh janë ftuar mbi 200 mysafirë.

Rastet e reja shpërthejnë

Por Kosova bëhet gjithashtu një terren ideal për mbarështim për variantin Delta. Sidomos pasi që askush në Kosovë nuk ishte vaksinuar deri në atë kohë. As vendasit, shumica e të cilëve nuk kishin pasur ende mundësi për ta bërë këtë, as diaspora që kishte udhëtuar atje, të cilët vetëm pak kishin shfrytëzuar ofertën e vaksinimit në Zvicër, shkruan SonntagsZeitung.

Nëse i krahasoni rastet e përditshme në Zvicër dhe Kosovë në lidhje me numrin e banorëve, bëhet e qartë se si është përhapur virusi në të dyja vendet.

Deri më 20 korrik, në Kosovë kishte shumë pak raste të reja me Covid-19. Vetëm pas mbërritjes së shumë mysafirëve nga mërgata – të cilët gjithashtu ishin në gjendje të udhëtonin me aeroplan pa asnjë provë testimi – numrat shpërthyen. Deri më sot, vendi nuk ka qenë në gjendje ta ngadalësojë rritjen eksponenciale të rasteve. Në Zvicër, numri i rasteve u rrit vetëm në fund të festave.

20 orë pa maskë në autobusin plot me njerëz

Virusi kishte arritur në Ballkan përmes udhëtarëve, ku u përhap dhe më pas u kthye me një intensitet të madh. Në spitalet zvicerane, udhëtarët nga Ballkani aktualisht përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të pacientëve me koronavirus, siç shpjegoi të martën grupi punues federal i koronavirusit.

Fatime Imeri thotë se masa të thjeshta siç janë testet e shpejta para dasmave mund ta kishin parandaluar përhapjen. “Por pasi veç ka ndodhur, ju jeni gjithmonë më të zgjuar”. Nga pikëpamja zvicerane, është veçanërisht befasuese që autoritetet lokale nuk morën asnjë masë paraprake, megjithëse në shumë vende ishin dhënë paralajmërime për problemin e të kthyerve.

Qindra autobusë të mbushur me njerëz arritën në Zvicër nga fundi i pushimeve, dhe vështirë se ndonjë pasagjer mbante maskë gjatë udhëtimit 20-orësh. Një çertifikatë testimi në përgjithësi nuk kërkohej nga udhëtarët. Me teste të shpejta në stacionet e autobusëve, pozitivët mund të ishin identifikuar dhe do të ishin dërguar menjëherë në karantinë. Megjithatë, ata vazhduan ta përhapnin virusin në Zvicër, veçanërisht nëpër shkolla, të cilat tani po luftojnë me një numër të madh të rasteve.

“Teste false PCR në çdo cep”

Shumë njerëz të infektuar gjithashtu ka të ngjarë të kenë hyrë në Zvicër pa u vënë re me aeroplan. “Ju mund të blini certifikata të rreme të testit PCR në çdo cep rreth aeroportit”, thotë një udhëtar kosovar, transmeton Gazeta Express.

Në Kosovë, numri i rasteve është rritur në rreth 2000 në ditë javët e fundit, ndërsa shtrimet në spital dhe vdekjet janë rritur për shkak të nivelit të ulët të vaksinimit. Sistemi i kujdesit shëndetësor po arrin kufijtë e tij dhe situata është dramatike.

Tags: KoronavirusiMergimtaretZvicra
Postimi i mëparshëm

Kurti takoi Kryesinë e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Zhdukur

Postimi tjetër

Kurti anulon vizitën në Austri, do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Të ngjajshme Postime

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2
Kosovë

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Ambasadori Dugolli nënshkruan në Uashington heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet
Kosovë

Ambasadori Dugolli nënshkruan në Uashington heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet

20 January 2026
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje
Kosovë

Pejë: Policia jep detaje, pas djegies së veturës së një polici

20 January 2026
Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari
Kosovë

Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari

19 January 2026
Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
Kosovë

Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

19 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
Postimi tjetër
Kurti nuk do të marrë pjesë në Tokio për Lojra Olimpike

Kurti anulon vizitën në Austri, do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu