Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryetar të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, përcjell InLajmi.
Pacolli i’u ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjes.
Postimi i plotë i tij:
Sapo mora lajmin e hidhur për vdekjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, Zoti i Madherishëm e mëshiroftë të ndjerin. /InLajmi/