Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë një person me probleme mendore ka thyer xhamat e katit të lartë të kësaj ndërtese, përcjell InLajmi.
Për Gazetën InLajmi rreth kësaj ngjarje ka foluar zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ku ka bërë të ditur se nga kjo askush nuk ka mbetur i lënduar.
“Stafi mjekësor bashkë më policinë kanë arritur ta qetësojnë situatën derisa personit me probleme mendore i është dhënë trajtimi mjekësor. Dëmi i shkaktuar është marrë përsipër nga familja”.
Prekazi gjithashtu ka bërë të ditur se për shkak të natyrës së rastit nuk është inicuar si rast penal, rreth kësaj është thirrur edhe prokurori. /InLajmi/