Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë, përcjell InLajmi.
Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.
Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe 2 lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. /InLajmi/