Policia e Kosovës vetëm brenda 24 orëve ka hasur 3 raste të kontrabandimit të personave nga Siria për në Kosovë, përcjell InLajmi.
Rastet e kapura nga Policia e Kosovës me kontrabandim të shtetasve të Sirisë kanë ndodhur një në pikën kufitare në Vërmicë dhe 2 në Han të Elezit.
3 raste ka qenë duke u kryer kontrabandimi me kamion të cilët kanë trasportuar mallra.
Njoftimet e plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Shkozë, Vermicë 27.08.2021 – 09:00. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ishte duke transportuar emigrantë, pasi në automjet ishin has shtetas të Sirisë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hani i Elezit 27.08.2021 – 10:00. Njësiti policor ka ndaluar një kamion me ngasës mashkull shtetas i Turqisë dhe gjatë kontrollit në kamion janë hasur pesë emigrantë nga Siria. Njësiti policor përkatës është marr me emigrantët, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
PKK. Hani i Elezit 27.08.2021-10:00. Në terminalin doganor është paraqitur i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë i cili drejtonte kamionin me rimorkio me ngarkesë pjesë këmbimi dhe vajra motorike. Nën dyshimin e kontrabandimit me njerëz është detektuar kamioni për kontroll të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera termike janë vërejtur të fshehur pesë persona shtetas të Sirisë duke u transportuar në mënyrë të kundërligjshme. Të dyshuarit i është shqiptuar një gjobë dhe i është iniciuar rasti. /InLajmi/