Qeveria e Kosovës ka mbajtur mledhjen e radhës në të cilën kanë vendosur që të të angazhojë 422 profesionistë shëndetësorë shtesë për t’u përballur me pandeminë Covid-19, raporton InLajmi.
Sipas kryeministrit Kurti në mesin e 422 profesionistëve shëndetësorë do të ketë staf mbështetës, si mjekë, infermierë e laborantë për menaxhim të situatës.
Nga buxheti i Kosovës kjo do të kushtojë 1.3 milionë euro, këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati ku ka thënë se ky staf mbështetës do të kenë tre muaj kontratë, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë. /InLajmi/