Presidenti turk Recep Tayip Erdogan thotë se qeveria e tij është në bisedime të drejtpërdrejta me talebanët për të ndihmuar në drejtimin e aeroportit të Kabulit, pas largimit të forcave ndërkombëtare në fund të këtij muaji, transmeton InLajmi.
Presidenti Erdogan thotë se zyrtarët turq zhvilluan bisedime me talebanët për 3 orë e gjysmë – duke sugjeruar ndihmë nga Turqia për drejtimin aeroportin , por në mënyrë thelbësore me talebanët përgjegjës për sigurinë e tij.
Çështja se si drejtohet dhe sigurohet aeroporti i Kabulit është vendimtare për të ardhmen e vendit.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë tashmë se aeroporti duhet të funksionojë që Afganistani të ketë “njëfarë barazie” të një marrëdhënieje me botën.
Turqia është anëtare e NATO -s dhe ka qenë pjesë e forcave të aleancës në vend. Ajo ka siguruar aeroportin për 6-të vitet e fundit, shkruan BBC.
Por talebanët duan që trupat turke, së bashku me të gjitha forcat ndërkombëtare, të dalin jashtë. Presidenti Erdogan thotë se pavarësisht bisedimeve nuk ka ende një vendim për mbajtjen e një pranie të forcave në aeroport, duke i paralajmëruar talebanët se do të “futen” në një situatë të rrezikshme pas sulmeve të së enjtes./InLajmi/