Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, e ka denoncuar vajzën dhe gruan e tij për dhunë fizike ndaj tij, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se viktima nga Lipjani, ka raportuar bashkëshorten dhe vajzën për dhunë fizike ndaj tij. Me vendim të prokurorit, ky rast ka vazhduar me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Lipjan 26.08.2021 – 09:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja dhe vajza e tij të dyshuarat femra kosovare, kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./InLajmi/