Deputeti Burim Karameta ka kërkuar nga Vitia të mos e presë tetorin për t’u larguar nga dikasteri që udhëheq.
Ish-vetë i pari i Shëndetësisë kishte deklaruar se 18 tetori nuk e gjen në krye të Ministrisë.
Megjithatë kjo datë, po i duket e largët bashkëpartiakut të Arben Vitisë.
Është deputeti Burim Karameta nga lista Guxo që bashkëqeveris me Lëvizjen Vetëvendosje, i cili përmes një letre të hapur ka kërkuar nga Vitia të mos e presë tetorin për t’u larguar nga dikasteri që udhëheq.
Ndërkohë, lidhur me statusin që kishte bërë, Burim Karameta kishte marrë komente ofenduese e linçuese.
Kështu së paku ai u shpreh përmes një postimi të ri, por duke theksuar se nuk ndihet i kërcënuar e as i frikësuar.
Shkrimeve të Karametës, nuk iu përgjigj Vitia.
Por, dikush nga lista të cilës i takon Karameta, doli në mbrojtje të ministrit të Shëndetësisë.
Kryediplomatja Donika Gervalla, përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar Vitinë për punën që po bën, në ditët kur numri i vdekjeve nga covid-19 është rritur.
Mbështetje Vitia mori edhe zëvendësi tjetër i Kurtit, Besnik Bislimi, raporton T7.
Kritikat ndaj Vitisë nisën, që nga dita kur i njëjti u zyrtarizua si kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje.