Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka mbajtur një konferencë për media, në kundërshtim të tentimit të komunës së Prishtinës për ta miratuar Planin Zhvillimor Komunal për 8-të vitet e ardhshme, raporton InLajmi.
Hoxha është shprehur se dokumenti për këtë plan që po tentohet të miratohet, është një prej 2 dokumenteve më të rëndësishmeve për kryeqytetin.
“Qeverisja aktuale po dëshiron që Planin Zhvillimor Komunal, si dokument pararendës i Hartës Zonale, ta kalojë pa diskutime të gjera e të mirorganizuara publike, pa pjesëmarrje, pa transparencë”, ka thënë Hoxha.
Hoxha, tha se ku plan e vendos “zhvillimin” e Prishtinës, për 8 vite, andaj nuk ka kuptim nëse bëhet nga një qeverisje në ikje.
“Po e përsëris, ky plan që pritet të hidhet në diskutim publik e vulos “zhvillimin” e Prishtinës për 8 vitet e ardhshme”, ka thënë ajo./InLajmi/






















