Forcat britanike kanë hyrë në fazat përfundimtare të evakuimit të njerëzve nga aeroporti i Kabulit, tha Ministria e Mbrojtjes, transmeton InLajmi.
Ministria shtoi se përpjekjet e saj do të përqëndrohen në shtetasit britanikë dhe të tjerët që tashmë janë lejuar të largohen dhe janë në aeroport. Asnjë person nuk do të thirret më tej në aeroport për evakuim.
“Me keqardhje të thellë që jo të gjithë kanë mundur të evakuohen gjatë këtij procesi,” tha ministri i mbrojtjes Ben Wallace në një deklaratë.
Wallace më vonë i tha televizionit Sky News se sulmi i së enjtes nuk kishte prekur afatin kohor të Britanisë për t’i dhënë fund operacionit të evakuimit, raporton BBC.
“Kërcënimi padyshim që do të rritet sa më shumë që i afrohemi largimit,” tha ai. “Kërcënimi do të jetë gjithmonë, ndërsa largohemi, grupe të caktuara si ISIS do të duan të pretendojnë se ata kanë dëbuar SHBA -në ose Mbretërinë e Bashkuar.”/InLajmi/