Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar ardhjen e grupit të parë të afganëve në vend, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shpërndarë videon e mikpritjes, duke shkruar se kjo pritje na bën nder si vend e si popull.
Më fjalët “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, ai u ka dëshiruar mirëseardhje afganëve në vend.
Postimi i tij i plotë:
MIRËMËNGJES PA U GDHIRË
dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën./InLajmi/