Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri deklaroi se gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë 2 fluturime të tjera me qytetarë afganë.
Avioni i parë me 150 persona nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i 2-të.
Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, raporton Klan Tv.
121 qytetarët e parë afganë mbërritën në Shqipëri në vona të mbrëmjes së shkuar. Ata ndodhen aktualisht të strehuar në qytetin e Durrësit.