Në Veternik ka ndodhur një aksident ku janë lënduar 3 persona, përcjell InLajmi.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku si pasojë janë lënduar 3 persona.
“Sot rreth orës 14:30 në Veternik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë 2 automjete. Si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur zëdhënësja Flora Ahmeti.
Ajo tregoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtimin mjekësor, ndërsa ka bërë të ditur se njësia e trafikut ka dalë në vendngjarje./InLajmi/