Ajo që mendohet të jetë një nga varret masive më të mëdha të Ukrainës të kohës së Stalinit është identifikuar nga studiuesit, transmeton InLajmi.
Mbetjet e 5.000 deri 8.000 njerëzve, janë gjetur në 29 varre në qytetin jugor Odessa.
Vendi, që besohet se daton në fund të viteve 1930, u zbulua gjatë punimeve të eksplorimit për një zgjerim të planifikuar të një aeroporti.
Qindra mijëra ukrainas besohet të kenë vdekur gjatë sundimit të Joseph Stalinit në Bashkimin Sovjetik.
Sipas faqes së internetit të Ukrinform, rreth 8.600 njerëz në Odessa u dënuan me vdekje nga policia sekrete sovjetike midis 1938 dhe 1941, njofton AP.
Instituti Kombëtar i Kujtesës fillimisht kishte thënë se nuk ishte e mundur të vlerësohej numri i njerëzve të ekzekutuar në vend, por që tashmë dukej se ky është një nga varret më të mëdha masive të gjetura ndonjëherë në Ukrainë./InLajmi/