Një numër kombesh thonë se ekziston një kërcënim i lartë i një sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit dhe kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë atje, transmeton InLajmi.
Australia, SHBA dhe Britania e Madhe kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët e tyre se ata që janë jashtë aeroportit këshillohen të largohen menjëherë nga zona.
Më shumë se 82.000 njerëz janë transportuar me aeroplan nga Kabuli, i cili ra në duart e talebanëve 10 ditë më parë.
Ndërsa, vendet po nxitojnë për të evakuuar njerëzit deri në 31 gusht.
Mijëra njerëz janë ende duke pritur brenda dhe jashtë aeroportit, duke shpresuar të fluturojnë jashtë vendit, shkruan BBC.
Sipas sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, talibanët kanë kundërshtuar zgjatjen e afatit, por gjithashtu kanë premtuar se do të lejojnë të huajt dhe afganët të largohen nga vendi përtej 31 gushtit./InLajmi/