Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka kërkuar që në mbledhjen e KQZ-së, të diskutohet për akuzën që i’u bë rreth një sulmi ndaj një punonjësi të këtij institucioni, raporton InLajmi.
Ndërsa, Burim Ahmetaj, shef i Sekretariatit të KQZ-së, në mbledhje u shpreh se janë mbi 4.000 qytetarë të cilët kanë kërkuar që të ndërrohet qendra e votimit, duke bërë të ditur se afati i fundit për ndërrim është 7 Shtatori.
“Data 20 korrik deri më 7 Shtator është afati kohor për përmbylljen e afatit për ndërrimin e qendrave të votimit. Ndërsa mbi 4.000 qytetarë kanë ndërruar qendrën e votimit”.
“E poashtu edhe qendrat e vaksinimit ku janë të parapara që të jenë për votim po shikohet akoma”, tha Ahmetaj.