Ditën e sotme, qytetarët kanë pritur në radhë për tu testuar për koronaviurs, në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, raporton InLajmi.
Testimet kanë nisur nga ora 08:00 dhe zgjasin deri në orën 14:00 pasdite., ndërsa rezultatet e testimit qytetarët mund t’i marrin ditën e nesërme pas orës 09:00 të mëngjesit.
Qytetarët fillimisht duhet të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare për të marr udhëzimin.
Kujtojmë se, që nga fillimi i pandemisë kanë qenë gjithsej 134.818 raste pozitive me koronavirus.
Ndërsa, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga ky virus./InLajmi/