Kina ka reaguar pak para publikimit të një raporti të inteligjencës amerikane mbi origjinën e koronavirusit, transmeton InLajmi.
Kina ka nisur një ofensivë ndaj SHBA-së, duke nxjerrë një zyrtar të lartë për të akuzuar SHBA-në, se duke kërkuar që të fajësoj Kinën për koronavirus, do të bëjë politizimin e çështjes.
Një drejtor kinez nga ministria e Jashtme, tha në një konferencë për gazetarët e huaj se “fyerja ndaj Kinës nuk mund të zbardhë SHBA-në”
“Nëse ata duan të akuzojnë pa bazë Kinën, të përgatiten mirë për të pranuar një kundërsulm nga Kina,” u shpreh ai.
Kina, SHBA dhe Organizata Botërore e Shëndetit janë në një grindje që përqendrohet në faktin nëse virusi që shkakton Covid-19 mund të ketë rrjedhur nga një laborator në qytetin Wuhan, ku sëmundja u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019.
Një raport i përbashkët OBSH-Kinë, i botuar në fund të marsit arriti në përfundimin se një rrjedhje laboratori ishte “jashtëzakonisht e pamundur” dhe Kina dëshiron që hetimi të kalojë në mundësi të tjera.
Ndërsa, sipas këtij raporti skenari më i mundshëm, është se virusi u transferua nga lakuriqët e natës tek një kafshë tjetër e që më pas infektoi njerëzit.
Këto gjetje, nuk janë përfundimtare dhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se “të gjitha hipotezat janë në tryezë dhe kërkojnë studime të plota dhe të mëtejshme”./InLajmi/